Rezoluta e PS, Basha: Të votohet heqja e imunitetit dhe vetingu i politikanëve

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se rezoluta e propozuar nga mazhoranca është një shpallje paraelektorale, pasi PS është futur në fushatë elektorale.

Në një prononcim për gazetarët para nisjes së seancës parlamentare, Basha thekson se diskutimet mbi të cilat duhet të fokusohet politika sot, janë propozimet që ai ka bërë për vetingun e politikanëve apo mbështetja e SPAK.

“Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektorale përbejnë bazë për një diskutuam serioz. Diskutime serioze bëhen mbi dokumente serioze siç është propozimi për vetingun e politikanëve, heqja e imunitetit të deputetëve, forcimi i SPAK dhe projekt serioz është propozimi ynë për reformën zgjedhore me 4 shtylla, vota e diasporës, votimi e numërimi elektronik, Shqipëria një zonë zgjedhore”, u shpreh Basha.

“Me propozimin për vetingun e politikanëve, që mesa duket pas 6 muajsh duan ta fusin në diskutimet e parlamentit. Pa dyshim që nëse PS do të votojë diçka të tillë bashkëpunimi duhet të jetë bipartizan. Kështu PD do të jetë e gatshme në çdo moment të punojë për interesin publik në mënyrë transparente. Rezoluta? Nuk ka nismë, është një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie. Të vetmit që kanë bërë propozime gjithëpërfshirëse dhe transparente, jemi ne. Interesi publik është që politikanët t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë”, tha Basha.

Basha tha se politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik.

Basha tha se rezoluta kërkon të sjellë “ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarë të korruptuar t’i shpëtojnë akuzave si shpërdorimi i detyrave apo akteve të tjera të rënda ku dëmtojnë palcërisht interesat e qytetarëve shqiptarë, ku zhduken miliona euro që mund të shkonin për të shëruar plagët sociale”.

“Prioriteti kryesor i shqiptarëve është ta zhbëjnë këtë aleancë, kurse kjo aleancë kërkon të zhbëjë SPAK. PD është vendosur në krah të interesit të qytetarët dhe kundër aleancës së të korruptuarve”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit