Rikthehen nxënësit në bankat e shkollës/ Ministria e Shëndetësisë: Shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca 1.5 m

Mos i humb

TIRANË– Në ditën e parë të shkollës, që pas mbylljes si pasojë COVID, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar rëndësinë e distancës fizike mes nxënësve.

Në reagim vihet theksi se kjo distancë duhet të ruhet në të gjitha ambientet e shkollës, si një masë për parandalimin e përhapjes së COVID-it.

“Për të parandaluar përhapjen e COVID19 është shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca prej 1,5 metër.

Nxënës, ruani distancimin fizik 1.5 metra kur:

▪Hyni e dilni nga shkolla;

▪Lëvizni në korridore;

▪Brenda në klasë;

▪Ambjente të tjera në shkollë (laboratorë, palestra)”, shkruan Ministria. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit