Zvicra vendos rregulla të reja të hyrjes në territor dhe karantinën

Mos i humb

Duke nisur nga sot, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në Zvicër ka forcuar politikat e tij të hyrjes në territor dhe karantinën në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit të Covid.

Masat e reja janë vendosur pasi shumë udhëtarë nga vendet “në rrezik” janë përpjekur të shmangin rregullat e hyrjes dhe karantinës, duke kaluar filimisht nëpër kombe “të sigurta”, për të hyrë më pas në Zvicër.

Për shembull, shumë udhëtarë nga vendet që janë në listën e rrezikut të lartë të qeverisë, kanë kryer fluturime me ndalesë në një komb, i cili cilësohet ‘i sigurt’, për të cilin nuk ekzistojnë kufizime hyrje ose rregulla karantine.

Çfarë ndryshon nga e hëna?

Sipas SEM, nuk do të jetë më e mundur të hysh në Zvicër nga një vend me rrezik të lartë pëmes një fluturimi tranzit përmes një vendi jo me rrezik të lartë”.

Sipas rregullave të reja që përcaktojnë rregullat e hyrjes, do të shikohet vendI prej nga je nisur dhe jo vendi ndalues.

Për shembull, njerëzit që kthehen në Zvicër nga Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet të jenë një vend me rrezikshmëri të lartë, nuk mund të kalojnë më tranzit përmes një kombi ‘të sigurt’, si Kanadaja ose një shtet I Zonës Shengen, për të shmangur karantinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit