Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është shprehur se do të ishte e “rrezikshme” t’i rikthente punonjësit e ambasadës amerikane në Kubë të cilët janë thirrur në SHBA pas pretendimeve se ata janë përballur me një “sulm sonik” misterioz në Kubë.
Në një deklaratë për Associated Press (AP), Tillerson, ka mbrojtur idenë e tij se “do t’i kishin vënë në rrezik në mënyrë të vetëdijshme ata”, nëse do t‘i rikthejnë diplomatët në Kubë.
Pasi ka bërë të ditur se nuk është bindur që kanë përfunduar “sulmet sonike” të cilat i ka cilësuar si “sulme me qëllim”, Tillerson tha se “Përse duhet ta bëj këtë kur unë nuk kam një rrugë tjetër për të mbrojtur diplomatët dhe familjet e tyre?. Edhe nëse ka ndonjë që më detyron të bëj këtë unë e refuzoj”.
Më tej ai ka njoftuar se është takuar me diplomatët në fjalë dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe ka theksuar se “për ne është përparësi që ata të jenë të shëndetshëm dhe mirë”.
Ndërkohë Tillersona ka shtuar se “Sërish besoj që qeveria e Kubës mund t’i japë fund kësaj”.
SHBA-ja që nga viti i kaluar ka pretenduar se tek 24 persona diplomatë të ambasadës amerikane në Havana dhe anëtarët e tyre të familjeve janë vërejtur disa shqetësime si humbje të dëgjimit, dhe pamjes si dhe disa çrregullime të tjera të cilët pretendohet se kanë ardhur si pasojë e “sulmeve sonike”.
SHBA pas ngjarjes vendosi të reduktojnë numrin e stafit të ambasadës në këtë vend./Rtv islam/


