Administrata Tatimore e Kosovës fton të gjithë qytetarët të aplikojnë për rimbursimin nga kuponët fiskalë.
Lajmi është dhënë një njoftim të fundit të ATK-së, ku thuhet se periudha e aplikimit ka nisur nga data 1 Janar për të përfunduar më datë 31 Janar 2018.
Ashtu siç ka ndodhur edhe në periudhat e tjera, qytetarët janë ftuar të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, duke klikuar këtu, ndërkohë në njoftimin e ATK-së qytetarëve iu është bërë kjo ftesë: “Apliko për të fituar pjesën tënde!”.
“Qytetarë të nderuar, ju informojmë se nga data 1 Janar deri me 31 Janar 2018 keni kohë për të aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskal, përmes këtij linku https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp tepër e thjesht dhe e shpejt. Apliko për të fituar pjesën tënde!”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Kosova Post/