Robinson: SHBA po punon për një Kosovë më të fortë dhe më transparente

Mos i humb

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson deklaroi se SHBA janë në Kosovë për mbështetje në përpjekjet për të ndërtuar struktura të rëndësishme të sigurisë dhe drejtësisë.

Robinson pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, tha se janë aty për një Kosovë më të mirë, ndërsa e presidentja i kërkoi atij mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë, për atë që po bëni ju, për çka policia po bën, atë që po bëjnë shërbimet tuaja të sigurisë për qytetarët e kosovarë, mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme.

Dhe porosia ime për ta, për të gjithë ju do të ishte që SHBA janë këtu për t’iu mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar struktura jetike të sigurisë dhe të struktura gjyqësore të drejtësisë, ne po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen për qytetarët e rëndomtë të Kosovës…

Mezi pres për të parë edhe më shumë nga vendi juaj, për të vizituar më shumë, për t’u takuar edhe me koleget tuaj në qeveri dhe në sektorin gjyqësor”, tha Robinson.

Diplomati amerikan do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit