Rrahmani alarmon: Automjetet zyrtare dalin në komunikacion të pa regjistruara dhe pa kontrolle teknike

Mos i humb

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, shumë shpejtë pritet që ta nxjerrin një rezolutë për sigurinë në trafik. Iniciuesi i kësaj nisme deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tha se rasti i aksidentit në Gjilan, ku kamioni i një kompanie me ‘emër’ shkaktoi aksident të tmerrshëm, duke lënë të vdekur një person dhe lënduar mbi 20 të tjerë pasi që teknikisht nuk ishte në rregull ka bërë që të mbushet kupa dhe Kosova të mendoj me seriozisht në këtë drejtim.

Rrahmani tha se për çudi nga informacionet që ka, në Kosovë shumë automjete zyrtare të institucioneve të cilat janë të obliguara ta respektojnë ua ligjin janë të paregjistruara dhe jo të sigurta teknikisht dhe si të tilla dalin në komunikacion, raporton Kosova Post.

“Aksidenti i Gjilanit, rastet e tjera, si dhe disa informacione për gjendjen teknike të automjeteve, më kanë bërë mu dhe kolegë të tjerë që të mendojmë që së paku brenda kompetencave që kemi na si deputetët të debatojmë rreth respektimit të ligjit në trafik dhe rrethanat tjera që po ndikojnë që fatkeqësisht me vite shumë qytetarë të Kosovës të pësojnë duke humbur jetën, por edhe të pësojnë lëndime pa llogaritur në dëmet tjera që po i bëhen shoqërisë. Kemi biseduar me kolegët e Lidhjes Demokratike brenda grupit parlamentar dhe jemi dakorduar që pasi të konsumohen këto seancat e jashtëzakonshme që kemi tash në agjendë dhe brenda pak ditësh do ta dorëzojmë kërkesën për një interpelancë lidhur me sigurinë në trafik”, njoftoj deputeti Rrahmani.

Ai në një bisedë për Kosova Post, tregojë se në ketë interpelancë synohet të propozohet edhe një rezolutë e cila do të obligonte edhe me shumë qeverinë dhe ekzekutivin dhe gjithë ata që kanë ndikim dhe obligim ligjor të krijojnë rrethana të tjera ma të sigurta për qarkullim në komunikacion, por pa harrua asnjëherë edhe obligimet që kanë kompanitë e ndryshme për sigurimin e automjeteve gjatë detyrimit të punëtorëve që të hypin në to dhe të bëjnë punë të përditshme.

“Ngjarja e Gjilanit dhe mënyra se si ka ndodhur ka qenë mbushje e kupës dhe më nuk mund të durohet një gjendje e tillë. Gjithë jemi fajtor, po natyrisht mos respektimi i ligjit, përgjegjësia bie mbi ekzekutivin. Problemi është shumë institucional , dhe duke përfshirë edhe përgjegjësin e individëve dhe kulturën që shprehim ne në komunikacion. Unë shoh që Policia e Kosovës deklaron për numër të madh gjobash, por kjo nuk po mjafton nevojën që të kemi në qarkullim automjete që teknikisht janë të sigurta” tha Rrahmani.

Sipas tij, në Kosovë edhe pse jo zyrtarisht thuhet se shumë automjete zyrtare dalin në komunikacion me afat regjistrimi të skaduar por edhe teknikisht jo mirë.

“Flitet që shumë automjete zyrtare të institucioneve tona të cilat janë të obiguara me respektua ligjin janë të paregjistruara dhe jo të sigurta teknikisht. Ato mund të jenë mira por si ka kontrollua askush teknikisht. U pa që automjeti, pra kamioni që shkaktoj aksidentin në Gjilan nuk ka qenë i regjistruar nga viti 2017. Kah është siguruar ajo trimëri që dy vite të operojë kompania pa e regjistrua automjetin. Qysh ka mundësi që dy vite mos me kanë kamioni i regjistruar. Shoferi u dal ta fitoj bukën e gojës ndërsa kompanitë që fitojnë me grushte e me u shtrydh siç thonë popullorçe , më kursye në regjistrim automjeteve kjo nuk duhet të tolerohet. Ka ky guxim, dy vite mos me regjistrua automjetin që t’i mban firmë kjo është e pa tolerueshme” tha Rrahmani.

Ai tha se është momenti i fundit që Kosova të veprojë sepse shifrat janë alarmante.

Sipas tij, vdekjet në komunikacion ndodhin edhe në Evropë dhe Amerikë, por nuk ekziston as edhe një shembull i vetëm që në këto vende dalin në rrugë vetura pa kontroll teknike dhe të paregjistruara siç ndodh në Kosovë ku edhe automjetet e Policisë, madje edhe ato të ndihmës së shpejtë dalin në komunikacion pa qenë të regjistruara.

‘Njerëzit po na vdesin rrugëve, Unë statistikat me numra nuk do t’i them sot. Por shifrat janë alaramante. Vdekjet e tilla ndodhin edhe në Gjermani dhe Amerikë, por nuk mundet me menduar në vendet e BE-së që automjetet e policisë mos të jenë të regjistruara, automjetet që bartin pacientë mos të jenë të regjistruara. Nuk mundet të paramendohet që automjetet private të policëve të jenë të paregjistruara ose automjete zyrtare të komunave të ndryshme”, tha Rrahmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit