Lansohet aplikacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit

Mos i humb

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e BE-së, lansuan sot aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, tha se ky aplikacion do të na mundësoj të shohim cilësinë e ajrit në kohë reale.

Sipas tij, tani e tutje qytetarët do të kenë informata mbi nivelin e ajrit në vendin e tyre.

“Me përkrahjen e komisionit evropian sotmpo lansojmë apliakcionin për cilësinë e ajrit në kohë reale. Ky aplikacion dot të ofrojë informata mbi nivelin e ajrit dhe pasojat në shëndet. Falënderoj Komisonin Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Ministrisë së Planfikimit Hapësinorë. Nga sot e tutje cilësia e ajrit nga 12 stacionet tona do të jetë më e dukshme për qytetarët. Ky është një hap më shumë në kuadër të angazhimeve tonë”, u shpreh ministri Matoshi.

Me tutje, Matoshi bëri të ditur se qytetarët do të kenë kyçje në stacionet ku do të informohen për cilësinë e ajrit, si dhe pasojat mbi shëndetin.

“Pas bashkëpunimit të mirë që kemi më MSS për qëndrim të qëndrueshëm të ajrit. si dhe fushatë sensibilizuese për përmirësimin e ajrit në Kosovë. Qytetarët do të kenë kyçje në 12 stacionet tona. Ne do të mundohemi si ministri të angazhohemi edhe më shume për stabilizimin e ajrit”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit