Rrëshqitjet e dheut në Malajzi, 16 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Mos i humb

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e rreshqitjeve të dheut ndërsa flinin në një kamping në Malajzi këtë të premte, ndërsa ekipet e kërkimit kërkuan mes baltës për më shumë se 20 persona që raportohen të zhdukur, sipas Reuters.

Më shumë se 90 persona u prekën nga rrëshqitja e dheut dhe 59 ndodhen të sigurt me 22 ende të zhdukur, sipas mesazheve në mediat sociale nga departamenti. Shefi i policisë së qarkut Suffian Abdullah tha se të vdekurit ishin të gjithë malajzianë dhe mes tyre ishte edhe një fëmijë rreth 5 vjeç.

Selangor është shteti më i pasur i vendit dhe ka pësuar rrëshqitje të dheut më parë, që shpesh i atribuohen pastrimit të pyjeve dhe tokës. Rajoni është në sezonin e tij të shirave, por gjatë natës nuk u regjistruan shira të dendur apo tërmete.

Një vit më parë, rreth 21,000 persona u zhvendosën si pasojë e përmbytjeve dhe shirave nga shirat e rrëmbyeshëm në shtatë shtete në të gjithë vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit