
Rreth 400 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste për shkeljet e të drejtave të tyre.
Një delegacion i të burgosurve palestinezë që vepron brenda Organizatës për Çlirimin e Palestinës, bëri të ditur se kanë dështuar negociatat mes administratës së burgjeve izraelite dhe përfaqësuesve të të burgosurve palestinezë që u mbajtën në burgun Rimon në dy ditët e fundit.
Ata konfirmuan se numri i të burgosurve që kanë hyrë në grevë urie të hënën është rreth 400, dhe bëhet fjalë për persona që mbahen në burgje të ndryshme.
Delegacioni i të burgosurve palestinezë tha më herët se qëndrimi i administratës së burgjeve izraelite se nuk duhet lëshuar pe ndaj kërkesave të të burgosurve, mund të çojë në greva në burgjet anembanë vendit.
Administrata nuk iu përgjigj kërkesave të të burgosurve rreth heqjes së bllokimit të sinjalit të pajisjeve, të lejohen vizitat familjare për të burgosurit në Gaza, dhe t’i jepet fund neglizhencës mjekësore.
Të dhënat zyrtare nga pala palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ka rreth 6.500 palestinezë.


