Rreth 500 zjarrfikës shuajnë zjarrin pyjor në Portugali

Mos i humb

Rreth 500 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrit pyjor i cili shpërtheu në pjesën qendrore të Portugalisë, 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit Lisbonë, njoftuan autoritetet.

Mbrojtja civile portugeze bëri të ditur sot se në terren janë dërguar më shumë se 100 automjete zjarrfikëse dhe tre avionë.

Zjarri shpërtheu të shtunën në afërsi të qytetit Tomar.

Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Mario Silvestre për televizionin shtetëror RTP deklaroi se 90 për qind e zjarrit është nën kontroll.

RTP njoftoi se një zjarrfikës është shtrirë në spital si pasojë e djegieve nëpër trup.

Zjarrfikësve në Portugali muajin e kaluar iu deshën katër ditë të fikin zjarrin në të cilin u lënduan 39 persona.

Zjarret në vitin 2017 në Portugali shkaktuan vdekjen e 106 personave, me çka autoritetet ashpërsuan masat për asgjësimin e djegies së pakontrolluar të pyjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit