![]()
Një tërmet me fuqi prej 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur sot pjesën verilindore të Japonisë, ndërsa autoritetet theksojnë se tani për tani nuk ka rrezik për cunami.
Shërbimi meteorologjik japonez njoftoi se epiqendra e tërmetit është në verilindje të bregut japonez, në thellësi prej rreth 50 kilometrave.
Dridhja është ndier në pjesën më të madhe të këtij rajoni, përfshirë edhe prefekturat Fukushima dhe Miyagi. Tani për tani nuk ka raportime për viktima të mundshme ose dëme materiale.
Televizioni shtetëror NHK njoftoi se shërbimet janë duke kontrolluar reaktorët bërthamorë në rajon.
Tërmeti i cili në vitin 2011 goditi Fukushima-n shkaktoi cunami, si pasojë e të cilit ndodhi katastrofë e madhe bërthamore në këtë rajon.


