Rreth 800 mijë nxënës do t’i kthehen bankave shkollore pas pezullimit të mësimit më 24 mars

Mos i humb

Sipas Radio së Zelandës së Re, rreth 800 mijë nxënës do të fillojnë të shkojnë përsëri në shkolla, në të cilat mësimi ishte pezulluar që nga 24 marsi.

Shkollat ofruan shërbime transporti për nxënësit të cilët nuk mund të udhëtonin në autobusë publik për shkak se pranojnë vetëm një numër të caktuar të udhëtarëve për të respektuar ruajtjen e distancës sociale.

Aktualisht në vend nga COVID-19 kanë vdekur 21 persona.

Zelanda e Re në total ka raportuar 1.499 raste me koronavirus, dhe 1,433 të shëruar. Nga 2.570 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit nuk u zbulua asnjë rast i ri.

Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht rajonet më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 4,8 milionë dhe kanë humbur jetën 316.711 persona, ndërsa numri të shëruarve ka tejkaluar 1.8 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit