Rrëzohet një helikopter në Algjeri, pëson gjithë ekuipazhi

Mos i humb

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak afër qytetit Tiyareta, në veri të Algjerisë.

Gazeta e përditshme algjeriane “Al-Bilad” bëri të ditur se helikopteri ushtarak u rrëzua afër qytetit verior algjerian Tijaret, në rajonin Rasayika. Bëhet fjalë për një zonë të pabanuar.

Pas rrëzimit të helikopterit, një numër i ekipeve shpëtuese u dërguan në vendin e fatkeqësisë, zjarri në helikopter u shua ndërsa në rrjedhë është tërheqja e të pësuarve.

Ende nuk ka informacione për shkaqet e rrëzimit të helikopterit ndërsa pritet njoftim edhe nga institucionet zyrtare algjeriane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit