Rritet në 131 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Mos i humb

 

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti shtatë ballësh i cili goditi ishullin Lombok në lindje të Indonezisë është rritur në 131,.

Zëdhënësi i agjencisë kombëtare për menaxhim me rreziqet nga katastrofat natyrore (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se është rritur në 131 numri i personave që kanë humbur jetën. Ai ka shtuar se janë lënduar rreth 1.477 persona si dhe mbi 156 mijë të tjerë në të gjithë vendin janë evakuuar në zona të sigurta.

Nugroho ka theksuar se si pasojë e tërmetit janë dëmtuar edhe rreth 43 mijë ndërtesa duke përfshirë edhe shtëpi, shkolla dhe xhami.

Autoritetet teksa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit kanë bërë thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti kryesisht për sigurimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm.

Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë, më herët tha se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash, 27 kilometra në verilindje nga Lomboku, ndërkohë që ka ndërprerë edhe alarmin për një cunami të mundshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit