
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 73 ballë që goditi Malukun e Veriut në Indonezi tri ditë më parë, jetën kanë humbur gjashtë persona.
Agjencia Kombëtare për Fatkeqësitë Natyrore konfirmoi se gjashtë trupa janë gjetur nën rrënoja.
Në vijim është aksioni për kërkim dhe shpëtim. Personave që mbetën pa kulm mbi kokë nga termeti u është ofruar ndihmë.
Nga tërmeti me magnitudë 7,5 ballë dhe cunami që pasoi në Indonezi më 28 shtator 2018, jetën humbën 4.340 njerëz.


