Rritet numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim nga COVID-19

Mos i humb

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga Covid-19.

51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.

Javën që lamë numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme varionte nga 23 deri 36 pacientë.

Me oksigjeno-terapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 19 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit