Atentat në Tiranë, detajet se si u shpëtoi plumbave 63-vjeçari te Liqeni i Thatë

Mos i humb

TIRANE– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar në drejtim të mjetit që drejtohej nga 63-vjeçari Lulzim Masha.

Ky i fundit u ka shpëtuar plumbave ndërsa si pasojë e të shtënave ka patur vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorëve.

“Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit”– njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit/ëve të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit