Kroaci, një person i vdekur dhe 28 të infektuar me koronavirus

Mos i humb

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në Kroaci janë infektuar me koronavirus(COVID-19) 28 persona, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Me 28 të infektuarit e fundit, numri i përgjithshëm arrin në 2,009 pacientë deri më tani në Kroaci.

Numri i personave të saposhëruar është 99, ndërsa në kurim shtëpiak nga dje janë shëruar 85 persona.

Me vdekjen e sotme numri i përgjithshëm arrin në 51 që nga fillimi i epidemisë në Kroaci.

Për herë të parë në Kroaci numri i të shëruarve (982) është më i madh se numri i të sëmurëve (976).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit