Rritet sërish çmimi i naftës, vendimi hyn sot në fuqi

Mos i humb

Cmimi i naftës në vend pëson një tjetër rritje brenda pak ditëve.

Bordi i Transparencës bën me dije se është vendosur që nafta të rritet me 10 lekë nga çmimi aktual, duke shkuar në 243 lekë. Ky është niveli më i lartë i rritjes së çmimit që nga data 26 mars.

Edhe benzina është rritur dhe do të shitet  me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani.

Po ashtu, edhe gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë. Vendimi hyn ditën e sotme në fuqi.

Vendimi i plotë: 

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 29.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 231 Lekë/litri për gazoilin;
• 211 Lekë/litri për benzinën;
• 94 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 29.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 243 Lekë/litri për gazoilin;
• 223 Lekë/litri për benzinën;
• 106 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit