Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqipëria e fundit në botë për koston e karburantit ndaj të ardhurave

Mos i humb

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin që tregon çmimin e naftës në botë, ndërsa shton se vendi ynë renditet i fundit në botë sa i takon kostos së karburantit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku thekson se Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

REAGIMI I TABAKUT
Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat!
Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!
Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.
Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!
#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia #nafta #inflacioni #instat #monopol #energjia #cmimet #produktet

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit