Rritja e rasteve me Covid-19, Bullgaria kthen shtetrrethimin

Mos i humb

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19, qeveria bullgare deklaroi se do të mbyllë shkollat, restorantet, qendrat tregtare dhe palestrat deri në 21 dhjetor.

Kufizimet, të cilat do të fillojnë të Premten dhe kanë për qëllim parandalimin e tejmbushjes së spitaleve.

Vetëm një gjë është provuar të ketë ndikim në COVID-19 – zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantinës. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kolapsit, ne do të vendosim izolimin për tre javë, “tha Kryeministri Bojko Borisov.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës Qendrore dhe Lindore, Bullgaria e kaloi valën e parë të pandemisë relativisht mirë në pranverë, por rastet janë rritur jashtëzakonisht shumë në valën e dytë.

Bullgaria regjistroi 4,382 infeksione të reja të Mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 129,348. Rreth 6,365 njerëz persona gjenden në spitale dhe rreth 400 prej tyre janë në kujdes intensiv. Ndërkohë që kanë humbur jetën 3,226  persona nga fillimi i pandemisë.

Sa u përket festimit të Krishtlindjeve, kryeministri Borisov u shpreh se kufizimet janë të nevojshme për t’i mundësuar të gjithëve të festojnë në paqe dhe së bashku me familjet e tyre.

Në të njëjtën kohë disa qindra Bullgarë protestuan kundër masave të reja dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar atë për dështimin në reformimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor dhe korrupsionit të përhapur.

Në masat e reja shkollat ​​dhe universitetet do të kalojnë në studime online, ndërsa kopshtet do të mbyllen. Mbledhjet private do të jenë të kufizuara në 15 persona, dhe të gjithë restorantet, baret, kafenetë dhe klubet e natës do të mbyllen. Udhëtimet turistike brenda dhe jashtë vendit do të ndalohen.

Pas protestave nga bizneset, qeveria vendosi të lejojë që dyqanet e vogla të qëndrojnë të hapura dhe ngjarjet sportive të vazhdojnë pa spektatorë. Teatrot do të qëndrojnë të hapura me 30% të kapacitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit