Sulm terrorist në Lugano, plagosen dy persona

Mos i humb

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë jashtë një dyqani në Lugano të Zvicrës, i cili po hetohet si një sulm terrorist.

Autoritetet në Zvicër thanë se 28-vjeçari, qytetar zviceran në Lugano, sulmoi dy gra në dyqan përpara se të ndalohej nga disa klientë dhe më pas të vihej në pranga nga policia.

“Bazuar në gjendjen shëndetësore, njëra nga viktimat ka marrë plagë të rënda, por jo kërcënuese për jetën, ndërsa gruaja tjetër ka marrë plagë të lehta”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.

Në një postim në twitter policia deklaroi se sulmi dyshohej si terrorist dhe se të dyshuarit ishin emra të njohur nga autoritetet pasi ishin shfaqur pak më herët në një hetim të autoriteteve mbi terrorizmin.

Sulmi në Zvicër, erdhi pak kohë pasi Franca dhe Austri kanë vuajtur disa sulme muajt e fundit. Në një postim në Twitter kancelari austriak Sebastian Kurz  e dënoi rëndë aktin

“E dënoj plotësisht sulmin e sotëm terrorist në Lugano. Lutjet e mia janë me viktimat dhe i uroj atyre një shërim sa më të shpejtë. Ne qëndrojmë me Zvicrën në këto orë të vështira dhe do të kemi një përgjigje të përbashkët kundër terrorizmit islamik në Evropë për të ruajtur vlerat tona. Mendimet e mia janë me viktimat  dhe dëshirojnë atyre një shërim të shpejtë,” tha ai.

Më herët gjatë këtij muaji në Vjenë u plagosën më shumë se 20 persona gjatë një sulmi terrorist dhe Katër  persona humbën jetën

Zvicra neutrale deri më tani nuk ka pësuar sulme xhihadiste në shkallë të gjerë, megjithatë ka identifikuar qindra banorë që konsiderohen si një kërcënim dhe militantë që kanë udhëtuar në zonat e luftës. Këtë muaj janë arrestuar dy burra në qytetin Winterthur afër Zyrihut për lidhje të mundshme  sulmin në Vjenë që vrau katër persona, pasi ata kishin takuar sulmuesin në korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit