Rritja e rasteve me Covid-19, Katalonja mbyll kufijtë dhe baret e restorantet

Mos i humb

Rajoni i Katalonjës në Spanjë ka njoftuar të enjten mbylljen e kufijve me qëllim përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit në vend.

Kështu, ndalohet hyrja apo dalja në rajon për një periudhë prej 15 ditësh ndërsa kjo është masa radhës që merret nga rajonet spanjolle me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Katalonja është një prej zonave më të prekura nga virusi dhe ka në fuqi disa nga masat më të rrepta anti-Covid. Prej 15 ditësh, të mbyllur do të jenë edhe baret e restorantet, afat ky që pritet të zgjatet edhe më tej.

Masat e reja u prezantuan në një kohë kur parlamenti në Madrid debaton  rreth vendosjes së një gjendjeje kombëtare emergjence që dot ë zgjasë deri në maj.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Spanja numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,466 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit