Rritje e rasteve me COVID-19 në Evropë, OBSH paralajmëron për tejmbushje të spitaleve

Mos i humb

Rama në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së: Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë, bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve

Kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur sukses këtë vit...

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime...

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministrja Xhaçka: Ndihem krenare!

Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar në...

Sot 108-vjetori i FA-ve, ambasadorja Yuri Kim mesazh urimi: Shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve me rastin e 108-vjetorit të lindjes Forca të Armatosura Shqiptare.

Përhapja e Covid-19 në Evropë po rritet orë pas ore, ku Francë dhe Spanja tanimë kanë kaluar shifrën e një milion të infektuarve, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se vendet po përballen me fluks të rënduar pacientësh, duke iu ofruar kulmit maksimumit të të prekurve dhe kolapsin e sistemit shëndetsor.

Franca, një nga dy shtetet, që vendosi shtetrrethimin duke detyruar popullsinë e saj prej rreth 46 milionë banorësh të ndjekin masa edhe më të rrepta kundër përhapjes së infeksionit, ka tejkaluar 1 milion të infektuar pas një rritje tjetër rekord të premten. Ndërkohë që presidenti francez gjatë një vizite në një spital, u shpreh se Francës do t’i duhet të jetojë më Covid-19 të paktën deri në verën e ardhshme.

Macron, tha se për momentin nuk ka në plan të reduktojë shtetrrethimet e vendosura për t’i bërë ballë virusit.

“Kur dëgjoj shkencëtarët, me të cilët nuk has në mosmarrëveshje kur komunikoj, mund të them se presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. Çështja është se si të bashkjetojmë me virusin gjatë kësaj periudhe”,  tha presidenti francez.

Gjermania  po ashtu, kaloi të shtunën pragun e 10 mijë viktimave nga Covid-19. Ndërkohë që në lindje të Evropës, dhjetëra shtete po ashpërsojnë masat në përpjekje për të ulur prirjen e infeksionit dhe kontrolluar pandeminë.

Në Belgjikë, situata cilësohet si alarmante teksa vendi po vuan nga një rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve, duke detyruar anulimin e të gjitha operacioneve apo konsultave jo-emergjente nëpër spitale, gjë e cila ka rritur shqetësimin e ekspertëve për ndikimin në shtimin e vdekjeve shtesë.

Situatë e tensionuar paraqitet edhe në Holandë ku autoritetet kanë thënë se në rast se prirja vijon me intensitetin aktual, në fund të nëntorit do të duhet të përshtatin shërbimet e treçerekut të spitaleve.

Prej fillim-vitit 2020, kur Evropa u përfshi nga pandemia e COVID-19, numri i personave të prekur në gjithë kontinentin ka shkuar në rreth 8.2 milionë, prej së cilëve 258 mijë kanë humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi! Zbardhet dëshmia

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit...

Kosovarët pushtojnë pikën kufitare të Morinës për një fundjavë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të shtune, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh që drejtoheshin nga qytetarë kosovarë.

Më shumë arsye për të kaluar në IQOS?

Në javën e parë të korrikut 2020, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) deklaroi se tani ka autorizuar...

​Një sektor i shëndetshëm financiar është i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

Deri më tani, sistemi financiar i Kosovës e ka përballuar ndikimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, por zgjatja e krizës mund...

Rama niset drejt SHBA-së: S’do lëmë gur pa lëvizur që vaksina anti-Covid të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur...