Rruga e Durrësit mbyllet në fundjavë, Bashkia e Tiranës: Hedhim shtresën e fundit të asfaltit

Mos i humb

Rruga e Durrësit do jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve këtë fundjavë. Kjo pasi, Bashkia e Tiranës do të hedhë shtresën e fundit të asfaltit në Rrugën e Durrësit, si dhe do të vendosë të gjithë sinjalistikën e nevojshme, që ajo të jetë gati ditën e hënë për qytetarët.

“Duke filluar nga ora 22:00 e së premtes, 13 nëntor, e deri në orën 06:00 të së hënës, 16 nëntor, qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i kufizuar, për shkak të punimeve për zbatimin e fazës së fundit të projektit, që parashikon pikërisht shtresën e fundit asfaltike dhe sinjalistikën e saj.

Për këtë qëllim, do të kufizohet qarkullimi në rrugën e “Durrësit”, nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Karl Topia”, dhe në rrugën “Mine Peza”, nga ish-Kafe Flora deri në rrugën “Fortuzi”,- sqaron Bashkia.

Ndërkaq, është parashikuar që linjat e transportit publik që qarkullojnë me drejtim Qendër-rruga “Dritan Hoxha”, do të devijohen për në rrugën e “Kavajës”, “Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Karl Topia’. Kurse, drejtimi rruga “Dritan Hoxha” për në qendër, do të vazhdojë itinerari i përcaktuar nga rruga “Teodor Keko”, dhe rruga e “Kavajës”.

Ndërkohë që, qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit