Ruçi: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë strategjike

Mos i humb

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme në Parlamentin e Turqisë, Celalettin Güvenç dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Refik Özen realizuan një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me fokus diskutimet për disa çështje.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, takimin vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e Evropës Juglindore dhe çështje të tjera.

– “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë strategjike”

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë takimit Ruçi rikonfirmoi vullnetin e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për të identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit në të tërë gamën me interes të ndërsjellë, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë strategjike, për shkak të lidhjeve historike, bashkëpunimit intensiv politik, partneritetit të ngushtë në NATO, shkëmbimeve dinamike dhe pozitës së dy vendeve në rajon. Këto marrëdhënie kapin një spektër të gjerë, duke përbërë një nga rastet më të pasur të bashkëpunimit që ka Shqipëria në Evropën Juglindore, në aspektin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, ndihmës zhvillimore, shkëmbimeve sektoriale e bashkëpunimit normativ. Dialogu politik është i shkëlqyer dhe marrëdhëniet tepër miqësore”, ka theksuar Ruçi.

Kryeparlamentari i Shqipërisë është shprehur më tej se shkëmbimet e shumta dhe intensive janë të suksesshme për konsolidimin e partneritetit strategjik dhe fuqizimim e bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet.

Në lidhje me temën e takimi vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e Evropës Juglindore, Ruçi nënvizoi se çështja e sigurisë është delikate dhe thelbësore për rajonin.

“Nuk duhet të kemi dy standarde për sigurinë. Përkundrazi, perspektiva për sigurinë e Bashkimit Evropian, duhet të jetë e njëjtë me konceptin e sigurisë për vendet jashtë Bashkimit Evropian. Të gjitha pjesët e kontinentit janë si enët komunikuese ku siguria, ekonomia dhe demokracia zhvillohen të ndërlidhura mes tyre. Prandaj politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në dhe për rajonin e Evropës Juglindore lidhen ngushtë me vizionin për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Ruçi.

– “Turqia dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin”

Sipas njoftimit, Güvenç falënderoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për vlerësimet për bashkëpunimin me Turqinë dhe paraqitjen e vizionit të tij për sigurinë në BE dhe në rajon.

Gjithashtu Güvenç ka nënvizuar se Turqia dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin në të mirë të zhvillimit, paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Güvenç dhe Özen vizituan Shqipërinë në kuadër të takimit të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit