Rufki Suma konfirmon gjetjen e trupit të Armend Trenës: Ekipet e shpëtimit bën të pamundurën

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka konfirmuar se ekipet e emergjencave kanë gjetur sot trupin e pajetë të policit të zhdukur, Armend Trena.

Suma ka thënë se ai nuk ka parë nga afër trupin e policit, por ka bërë të ditur se janë duke vazhduar procedurat ligjore, njofton Klan Kosova.

”Jam afër por nuk kam parë trupin e pajetë për shkak të procedurave ligjore”.

”Sikurse edhe ditëve të tjera në vazhdimësi kanë qenë FSK, Policia e Kosovës, AME-ja e po ashtu dhe klube të ndryshme vullnetare”.

”Kjo ka qenë një punë jo e lehtë për bashkëpunëtorët e tyre sepse pikërisht në ditët e fundit për shkak të reshjeve u vështirësuan dhe komplikuan kërkimet”.

”Ekipet e emeergjencave bën të pamundurën, rrezikuan jetën e tyre vetëm për të gjetur trupat e policëve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit