BE përkrahë Kosovën në ngritjen e cilësisë së arsimit

Mos i humb

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për nder të Ditës së Europës, ka lançuar sot fushatën për arsimin cilësor përpara studentëve të Kolegjit IBCM në Mitrovicë.

Në këtë takim me studentët, u tha mes tjerash, se BE-ja përkrahë Kosovën në përmirësimin e cilësisë së arsimit, nga planifikimi strategjik, infrastruktura, teknologjia, trajnimi i mësimdhënësve dhe administrate, bursat në universitetet europiane dhe pjesëmarrja në programe të avancuara.

Apostolova tha se pa kulturë europianët po rrezikojnë të fshijnë shumë të përbashkëta dhe histori të ndryshme në shumë vende.

“Ne rrezikojmë të humbim identitetin tonë, nëse dalim nga kjo ide rreth kulturës europiane. Pra, arsimi është një nga pikat më të forta të kulturës evropiane. Dhe pasi që Kosova është pjesë e familjes evropiane, është thelbësore që ajo të vazhdojë ta ketë arsimin si një përparësi strategjike. Pra, arsimi është çelësi i suksesit, arsimi është çelësi për përparimin. Vetëm një shoqëri që investon në arsim mund të shkojë përpara. Dhe qeveria, profesionistët arsimor dhe kjo shoqëri e re duhet të punojnë të gjithë krah për krah, sepse arritja e një arsimi të suksesshëm është përpjekje e përbashkët”, tha Apostolova.

Sipas studimit të ndërgjegjësimit europian të zhvilluar në Kosovë në vitin 2017, për qytetarët e Kosovës, arsimi është përparësia e tretë, në lidhje me programet e Bashkimit Europian të themeluara në Kosovë.

Apostolova: BE-ja ka financuar të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“Sondazhi i njëjtë tregoi se 46% e qytetarëve në Kosovë e vënë arsimin si përparësi të parë në lidhje me buxhetin kryesor të dedikuar për Kosovën. Pra, duhet të them se në të vërtetë, zyra jonë në Kosovë e konsideron arsimin midis prioriteteve të para të ndihmës sonë për vendin. Tashmë, përmes projekteve të ndryshme, BE-ja ka financuar të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Së pari, infrastruktura, pra kopshte të reja, shkolla, pajisje siç i shihni në shkollën tuaj, e cila është një shembull i mirë për këtë. Së dyti, trajnimi i mësuesve dhe drejtorëve për t’u mundësuar atyre pajisjen me gjeneratat e reja të studentëve të Kosovës, të cilët përballen me sfida. Dhe së treti, duke ndihmuar studentët me bursa dhe pjesëmarrje në programe të ndryshme europiane dhe jam e sigurt që të gjithë e dini për Erasmus + dhe programet e tjera.

Shefja e Zyrës së BE-së theksoi se problemi në sektorin e arsimit ka ndikim negativ në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe ndikon edhe në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Sipas saj, transparenca dhe rregullat e qarta në të gjitha nivelet arsimore janë një domosdoshmëri për më të mirët dhe më të zgjuarit që kanë mundësinë për të dhënë kontributin e tyre në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit