Izraeli dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje sekrete për të distancuar forcat iraniane nga kufiri jugor i Sirisë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rusia do të negociojë jo vetëm për largimin e forcave iraniane apo të Hezbollah, por edhe ushtarë të SHBA dhe Turqisë nga kjo zonë.
Kjo marrëveshje mësohet gjithashtu se i jep Izraelit të ndërhyjë brenda Sirisë, në rast të kërcënimit të sigurisë së saj kombëtare.
Petendohet se edhe regjimi i Assadit e ka pranuar marrëveshjen, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liebermen, do të udhëtojë të mërkurën në Moskë, ku për situatën në Siri do të flasë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili një ditë më parë deklaroi se në rajonin jugor kufitar të Sirisë duhet të angazhohen vetëm forca siriane të sigurisë.
Top Channel