
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se sot në vend ka filluar stërvitja masive ushtarake Center-2019.
Ministria njoftoi se ceremonia e hapjes së stërvitjes gjashtë-ditore u zhvillua në rajonin jugor Orenburg me pjesëmarrjen e shefave ushtarakë nga Kina, India, Kazakistani, Kirgizistani, Pakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani.
Rreth 128 mijë ushtarë, më shumë se 20 mijë njësi të pajisjeve ushtarake dhe mbi 600 avionë luftarakë marrin pjesë në stërvitje.
Disa faza të stërvitjes ushtarake do të mbahen në vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) – Rusi, Armeni, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan dhe Taxhikistan, theksohet në deklaratë.
Stërvitja, e cila mbahet deri më 21 shtator, synon “të përpunojë aftësitë e forcave të koalicionit në sfidimin e terrorizmit global dhe garantimin e sigurisë në drejtimin strategjik të Azisë Qendrore, si dhe të forcojë bashkëpunimin me aleatët”.


