Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin, duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për ndarjen e Kosovës, ka thënë se Rusia do ta përkrahë çfarëdo lloj propozimi për zgjidhje të problemit e cila ofrohet nga shteti serb.
“Ne respektojmë pozicionin e Serbisë dhe zgjidhjen që ajo mendon që është më e mira për të”, u shpreh Chepurin.
Ai shtoi se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, si një proces i gjatë dhe i mundimshëm duhet të përfundojë me një zgjidhje konkrete
“Sllogani i vjetër vazhdon, ajo çka është e mirë në të miorë të Serbisë, është në të mirë edhe të Serbisë”, shprehet Chepurin, transmeton lajmi.net. Ai shprehehet se për Moskën është e rëndësishme që zgjidhja që ofrohet të jetë në interes të Serbisë, duke besuar se presidenti serb, Aleksander Vuçiç do të bëjnë më të mirën për shtetin e Serbisë./Kosova Post/