Rusia rrit nivelin e dërgesave të gazit përmes Ukrainës

Mos i humb

Rusia ka rritur sërish nivelin e dërgesave të gazit përmes Ukrainës drejt Evropës, pas reduktimit të tij kohët e fundit, njoftoi sot kompania shtetërore e energjisë “Gazprom”.

“Gazprom” pompoi dje 24.2 milionë metra kub gaz, rreth 20% më pak, përmes Ukrainës duke përdorur objektin “Sudzha” që ndodhet në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë.

Në muajin janar, çmimet në tregun spot, ku tregtohen kontratat afatshkurtra të furnizimit me gaz, shënuan një rënie për shkak të motit relativisht të ngrohtë.

Megjithatë, me fillim e muajit shkurt, kontratat për gazin e gazsjellësit u bënë edhe më të lira, i cili zakonisht tregtohet një muaj përpara.

Moska ndaloi dërgesat e gazit përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” të Detit Baltik në shtator, për shkak të problemeve të supozuara teknike. Menjëherë pas kësaj, një shpërthim nënujor nxori plotësisht jashtë funksionit tubacionet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit