“Russia Gate” merr drejtim të papritur: pendohet ish-këshilltari i Trump, akuzohet për konspiracion ndaj SHBA

Mos i humb

Richard Gates, ish-këshilltar i Donald Trump dhe figurë kyçe e Russia Gate, është deklaruar fajtor për konspiracion ndaj Shteteve të Bashkuara dhe se ka gënjyer agjentët e FBI-së.

Fajësia e Gates, krahu i djathtë i Presidentit të SHBA në biznes dhe politikë gjatë muajve qershor-gusht 2016 në fushatën elektorale, është sinjali që ai është gati të bashkëpunojë si i penduar me prokurorin special Robert Mueller dhe ekipin e tij.

Ky cilësohet një hap përpara në hetimet dhe Gates tashmë rrezikon dënime të lehta për akuza të rënda.

Gates që në vjeshtë u deklarua “jo fajtor” rrezikonte 10 vjet burg dhe humbjen e gjithë pasurisë së tij. Televizioni amerikan ABC ka siguruar një letër që ish-këshilltari i Trump u dërgonte miqve të tij.

Gates vendosi të ndërmarrë këtë lëvizje për familjen e tij.

“Edhe pse në fillim vendosa të mbrohem fort nga auzat më pas jam menduar thellë. Realiteti është që i gjithë ky proces ligjor i gjatë si dhe presioni mediatik ushton shumë për ne. Konseguenca do të jetë poshtërimi publik që për momentin është një çmim i vogël që do paguaj pëprara asaj që do të vuanin fëmijët tanë në të ardhmen”, theksohet në letër.

Prokurori Mueller ka shtuar akuzat ndaj Gates dhe ortakut të tij, Paul Manafort, plot 32 akuza zyrtare.

Akuzat nisin që nga konspiracioni ndaj SHBA deri tek ato të pastrimit të parave gjatë kohës që kanë punuar si lobistë të qeverisë ukrainase të Viktor Janukoviç, aleatit të Putinit.

Ish-këshilltarët e Trump akuzohen se kanë vepruar si lobistë të paregjistruar në SHBA dhe nuk kanë deklaruar paratë e tyre.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se akuzat ndaj Manafort dhe Gates nuk janë të lidhura me Trump.

“Ky inkriminim nuk ka të bëjë fare me Shtëpinë e Bardhë ose me Presidentin.

Siç e dini ne kemi bashkëpunuar me prokurorin special dhe nuk ka asnjë provë për lidhje me aferën ruse”, tha Mercedes Schlapp, drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit