Megjithëse Zvicra po performon keq në renditjen botërore të vaksinimeve – ajo po rritet dhe dy kantone tani kanë arritur normën 70% dhe të tjerët po afrohen më shumë.
Bazel ka 70.2% të vaksinuar dhe Ticino është në 70.1%, shkruajnë mediat zvicerane
Neuchatel dhe Cyrihu janë vetëm pak afër 70%.
Në nivel kombëtar, norma qëndron në 67%. Për krahasim, Portugalia është në 89%, Spanja 81%, dhe Gjermania dhe Austria janë në 70%.
Zyra Federale e Shëndetësisë thotë se varianti Omicron tani përbën rreth 15% të të gjitha rasteve dhe që pritet të dyfishohet çdo 2 deri në 3 ditë. Në një konferencë për shtyp, zyra thotë se ky vend ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë