Skandali me pagat, merren në pyetje 14 ekspertë të IT te Tatimet dhe AKSHI

Mos i humb

Prokuroria e Tiranës është duke kryer hetime intensive lidhur me nxjerrjen e të dhënave personale, ku gjatë ditëve të fundit në WhatsApp ka qarkulluar paga e mbi 600 mijë qytetarëve.

Mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje 14 ekspertë të IT te Tatimet dhe AKSHI. Këta te fundit kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.

Rikujtojme se fillimisht u shpërnda një databazë që përmbante pagat e muajit janar, më pas të muajit prill 2021. Por skandali u thellua edhe më tej me publikimin e numrave të telefonit të qytetarëve.

Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.

Më herët, një databazë i përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptare u aksesua gjatë zgjedhjeve. Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit