Sa fëmijë ndodhen në kampet e Sirisë? Ja çfarë thotë kryeministri Rama

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga për të riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në Siri, fëmijë e të rritur, është e vështirë dhe mes labirintheve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me faktin se sa është numri i fëmijëve që ndodhen aktualisht në Siri, ai u mundua që të ishte i rezervuar për këtë pjesë.

“Prej disa javësh e kemi ngritur këtë strukturë.

Vendimin për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur. Ne ishim gati qysh më parë.

Jo vetëm për këta 4 fëmijë, por dhe të tjerët.

Do të jemi nën kujdesin e tyre, me mësues, psikolog, me fëmijën, duke i integruar në strukturat e posaçme.

Nuk diskutohet, se kush ka bërë krim, do i nënshtrohet drejtësisë. Këto nuk janë çështje të mijat. Rastet individuale janë të tilla. Do i ndjekin institucionet rrugët ligjore.

Ne jemi duke ndjekur shtetasit shqiptarë. Situata do të ishte më e komplikuar dhe e pamundur.

Thash që nuk bëhet fjalë për një rrugë, por për një labirinth. Ka shumë faktorë dhe pengesa që duhen kapërcyer.

Struktura jonë e anti-terror e ka treguar veten dhe në raste të tjera. Veprimtaria e saj është larg syve të publikut e lavdi Zotit dhe të medias.

Nuk mund të jap asgjë ekzakte, pasi së pari të gjitha identifikimet janë në përpunim e sipër nga strukturat përkatëse.”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/396749445020770
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/366100304494451
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit