Sadakaja e fshehtë, shuan zemërimin e Zotit!

Mos i humb

Sadakaja e fshehtë, shuan zemërimin e Zotit!

Sadakaja është ta ndihmosh tjetri në çdo formë qoftë, duke i dhënë të holla, duke i kushtuar kohë, duke e dëgjuar, orientuar dhe edukuar, duke i buzëqeshur dhe falër dhembshuri, duke larguar një pengesë nga rruga ku kalojnë njerëzit etj…

Të gjitha këto, hyjnë në konceptin e sadakasë.Sakaq, sadakanë e fshehtë, nuk e di kush tjetër përveç Zotit dhe ajo shërben si ilaç shpirtëror dhe psikologjik për këdo që e zbaton.

Ajo është e fshehtë, pasi nuk e prek dinjitetin e personit që i ofrohet dhe nuk e bën të ndihet inferior.

Por ajo e ndihmon të përballojë një situatë dhe hall të rëndë, pa e ditur kush e ndihmoi, përveç Zotit.

Kështu lidhjet shoqërore në komunitet forcohen, duke u zëvendësuar ndjenja e zilisë dhe urrejtjes, me atë të dashurisë dhe respektit.

Personi që përfiton nga ndihma dhe sadakaja, e vlerëson në maksimum këtë sjellje, e cila shërben si katalizator energjie për të punuar dhe pse jo, për të ndjekur të njëjtin shembull në të ardhmen me njerëzit e tjerë.

Ai ndërgjegjësohet të sillet si duhet me njerëzit dhe të bëhet i dobishëm për veten dhe shoqërinë.

Ndjenja e zemërimit, mllefit dhe urrejtjes, i shndërrohen në miqësi, vlerësim, dashuri, mirënjohje dhe maturi.

Thotë Zoti në Kuran:” Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin.” (Bekare, 273)

Kjo ishte për personin që përfiton nga sadakaja, sakaq dhënësi i saj përjeton ndjenja të thella gëzimi nga akti i tij.

Ai shkëputet nga egoizmi i tij individual dhe kapërcen tek hapësirat pa fund të ndërveprimit dhe lartësimit.

Duke dhënë nga pasuria e tij për nevojtarët, ai e mbron pasurinë duke shuar zjarrin e halleve të tyre. Kështu, dobitë dhe përfitimi nga sadakaja, i kthehen sërish dhënësit të saj.

Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:” Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj” dhe thotë:“Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë…”(Bekare, 272)

Vetë dhënësi i sadakasë, nëpërmjet këtij akti largon stresin, frikën dhe tensionet e ditës. Sadakaja është ilaç edhe për depresivët, të cilëve u duket sikur nuk ekzistojnë zgjidhje për hallet e tyre.

Sadakaja e fshehtë u fal atyre gëzim të thellë, sidomos teksa konstatojnë gëzimin, lutjet dhe mirënjohjen nga ana e personit që përfitoi prej saj.

Thotë Zoti në Kuran:”Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish.

Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.” (Bekare, 265)

Kështu, në një psikoanalizë të shpejtë, shohim se dhënia e sadakasë së fshehtë, në konceptin e saj të gjerë, largon tensionet, stresin dhe ndjenjën se njeriu është i padëshiruar.

Si rrjedhojë, përhapet mirëbesimi dhe respekti mes përfituesit nga sadakaja dhe dhënësit të saj. Kjo është harmonia e synuar dhe që kënaq vetë Zotin e lartësuar, duke vërtetuar hadithin e Profetit a.s që thotë:”Sadakaja e fshehtë, shuan zemërimin e Zotit.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit