Detaje të reja janë mësuar mbi 33-vjeçarin Arjan Sala, i cili prej më shumë se 43 orësh ka mbetur i bllokuar në magazinën që po digjet te Casa Italia.
Sala punonte në biznes që prej 3 vitesh, ndërkohë që ka lënë pas një fëmijë 2-vjeçar, bashkëshorten, vëllain e tij të vetëm dhe dy prindërit, të cilët presin me ankth një shenjë nga i afërmi i tyre.
Zjarri në magazinën që ende po digjet ka flakët nisi të mërkurën pasdite ku Arjan Sala, shef i rojeve të sigurisë, pasi mori vesh lajmin shkoi drejt vendit që po digjej dhe shpëtoi 7 persona.
Për shkak se flakët u përhapën shpejt ai vetë mbeti i bllokuar aty dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.
33-vjeçari, i cili ka lindur në Kamëz dhe jetonte në Laprakë, ka punuar dhe më herët si punonjës sigurie, ndërkohë që fëmiljarët e tij në ditën e tretë presin me ankth një shenjë nga i riu.
Vazhdimisht ata kanë hedhur akuza në drejtim të shtetit, pasi thonë se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë pasur mjetet e duhura për të ndërhyrë në magazinë, pasi jeta e djalit të tyre mund të ishte shpëtuar.


