Ka kaluar sot për gjykim dosja ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të policisë që akuzohet se ka vrarë Klodian Rashën, mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.
Mësohet se ai i ka kërkuar falje të atit të 25-vjeçarit që ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore.
Vetë Hajdaraj gjatë gjithë kohës në seancë ka qendruar me kokën ulur.
Ndërkohë avokati i ish-policit kërkoi ndryshim të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.
Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.



