Salianji-Ballës: Dilni dhe merrni përgjegjësi këtu!

Mos i humb

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas fjalimit të Ballës në Kuvend.

Ai tha se policia ka mësuar për aksidentin në Këlcyrë 3 orë pas ngjarjes.

“Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës.

Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Nëse ndodhin shpërthime, apo trafik i paligjshëm, nëse ndodhin vrasje, e kuptojmë se personi ka qenë në kërkim dhe e ka gjetur krimin.

Ju zoti Balla duhet të dilni dhe të merrni përgjegjësinë këtu. Ka një deklaratë të rëndë nga drejtuesi i SPAK.

Ai thotë që në rastet e rimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë sot me SPAK, pasi ka policë të përfshirë, që është përfshirje në nivele të larta.

Kemi 10 vite që nuk denoncojmë policët. Ata vendosin në presion dhe policët e thjeshtë, që të bashkëpunojmë me krimin.

Ju duhet të dilni të jepni garanci se ku është besimi dhe se ku shkon policia dhe ku krimi, ku fillon dhe ku mbaron.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit