Sallova: Qeveria gjithëpërfshirëse duhet të udhëhiqet nga opozita

Mos i humb

Formimi i qeverisë gjithëpërfshirëse është duke u konsideruar zgjidhja e duhur për të nxjerrë vendin nga situata në të cilën ndodhet.

Koalicioni qeverisës, ku partnerë kryesor janë kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kohë që janë duke u përballur me probleme.

E sherr brenda tij është bërë këmbëngulja e Haradinajt, për mos heqjen e taksës së vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Donik Sallova, në një prononcim për KosovaPost, ka thënë se kryeministri i qeverisë siç e quajti ai me bazë të gjerë do të duhej të ishte nga opozita.

Sipas Sallovës, përveç dialogut, kjo qeveri do të duhej të përfundonte edhe reformën zgjedhore.

“Edhe papajtueshmëritë e fundit mes anëtarëve të koalicionit qeveritar dëshmojnë se kjo qeveri tashmë është një qeveri e ngecur. Duke u treguar indiferente ndaj kërkesave të SHBA-së, kryeministri Haradinaj i ka futur në krizë marrëdhëniet tona me aleatin tonë kyç. Ndaj rrëzimi i kësaj qeverie është domosdoshmëri. Zgjidhja është qeverisje me bazë të gjerë, me kryeministër nga opozita, e cila pos dialogut duhet të bëj edhe përgatitjet për zgjedhje të reja, duke përfshirë reformën zgjedhore”, tha ai.

Kohë më parë, edhe analisti Ramush Tahiri e kishte parë të nevojshme formimin e një qeverie pjesë e së cilës do të ishte edhe Lidhja Demokratike dhe Partia Socialdemokrate.

Mirëpo për dallim nga Sallova, për Tahirin nuk është e rëndësishme se kush do të qeveriste me të.

“Në qeverinë e Kosovës krejt e parëndësishme është se kush është kryeministër, a do të jetë Ramush Haradinaj apo jo. Nuk shoh ndonjë arsye që të mos jetë, por shoh argumente shumë të forta që një qeveri gjithëpërfshirëse ta qoj vendin përpara dhe të tregojë imunitet sepse ose sot ose asnjëherë tjetër nuk duhet të jetë momenti që ne të jemi unik dhe të dalim para BE-së por të dalim edhe në bisedimet me Serbinë me të fortë”, kishte thënë Tahiri për KosovaPost.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe deputeti Lutfi Zharku janë emrat që janë përmendur në opinion si kandidatë potencialë për udhëheqës të qeverisë teknike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit