Samiti i Procesit të Berlinit, në Tiranë më 16 tetor

Mos i humb

Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Lajmi u dha nga Kancelari gjerman Scholz në konferencën e përbashkët për mediet në Berlin, me Kryeministrin Rama.

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz deklaroi se Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme.

“Në shumë raste kam tërhequr vëmendjen se kjo është një nga detyrat shumë të mëdha që duhet të përmbushë Evropa tani.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane.

Prandaj gëzohem që ti re dakord në nëntor të ftosh në Shqipëri Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Përgatitjet për të tani kanë përparuar dhe në 16 tetor samiti do të zhvillohet.

Në këtë mënyrë Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të procesit do të organizohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Scholz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit