Schulz tregon se kur do të largohet nga detyra shefi gjerman i inteligjencës Maassen

Mos i humb

Hans Georg Maassen, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës Federale përgjegjës për inteligjencën e brendshme në Gjermani, futi krizën midis partnerëve qeveritarë, dhe nuk i jep fund ende debatit

Ish-presidenti i Partisë Social Demokratike (SPD), Martin Schulz, në një program televiziv ndër të tjera bëri të ditur se kur do të largohet shefi i inteligjencës, Maassen.

Në kanalin televiziv të Gjermanisë ARD, Martin Schluz, ishte mysafir në programin e drejtuar nga Anne Will, ku kishte folur për shumë çështje sikur edhe krizën politike në vend.

Schluz tha: Duke vënë në dukje se kriza Maassen ishte problemi i kancelares Angela Merkel dhe jo Ministri i Brendshëm Federal Horst Seehofer. Gjithashtu Schluz  ka thënë se  “Unë jam duke punuar që Maassen të martën të shkarkohet nga detyra.”

Ndërkohë i pyetur nëse qeveria do të shpërbëhet, ka thënë nuk ka vend për shpërbërje.

Schulz tha, “Është e papërgjegjshme të shpërndahet qeveria në këtë moment”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit