S’e blinte dot, lituanezi “ndërton” Ferrarin prej dëbore

Mos i humb

Një burrë nga Lituania ka krijuar një Ferrari në oborrin e shtëpisë së tij. Pamjet e kapura nga Donata Bugiene tregojnë burrin e saj duke gdhendur kopjen e makinës sportive LaFerrari me një vlerë prej 1.6 milionë paundësh.

Atij iu deshën dy ditë për “ndërtimin” e makinës, për krijimin e së cilës iu desh një shpatull dhe disa bojëra miqësore me mjedisin.

Donata Bugiene dhe burri i saj kanë ëndërruar të kenë një makinë hiper Ferrari LaFerrari

“E kam bërë me përmasat reale të LaFerrari. Duke qenë se nuk mund ta blinim, vendosëm ta ndërtonim vetë. Tani askush nuk mund ta mohojë që një Ferrari po qëndron në oborrin tonë”, tha Bugiene. /abcnews.al

Prodhuesi italian i veturave sportive krijoi vetëm 499 vetura për të zëvendësuar legjendën Ferrari Enzo
Çifti nga Lituania krijuan versionin e tyre të makinës portreti nga bora dhe akulli
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit