Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Mos i humb

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. foto galeri Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. foto galeri Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 32 vjeç.

Nga policia greke është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. foto galeri Në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar 39 vjeç. Veç drogës dhe dy mjeteve, janë sekuestruar gjatë operacionit edhe 1 celular, 1 karte SIM dhe 120 euro.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar në zonat kufitare rreth 412 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit