Selimi: Janë dhjetëra veprime të Thaçit në dëm të Kosovës,ato që i dëgjuam nga Zaev janë shqetësuese

Mos i humb

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një konference për media, tha se përgjimet e publikuara të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me kinse presidentitn e Ukrainës, Poroshenkon, lidhen me një deklaratë të Thaçit, që sipas tij vërteton se Zaev ka informacione të sakta për planin e Thaçit për ndarjen e Kosovës.

“Në këto biseda Zaev shpreh shqetësimin se presidenti i Kosovës përmes planit për coptimin e Kosovës po vepron sipas skenarit të Moskës. Paramendojeni, kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës. Kryeministri shprehet si i informuar mirë me këto plane që kanë të bëjnë me ndarje të Kosovës. Një gjë të tillë e vërtetojnë edhe vetë deklarata e Thaçit në atë kohë lidhur me këtë çështje, ku citoj: “Në ditët e kaluara kam pasur takime shumë të rëndësishme me politikanë kryesorë të shteteve fqinje të rajonit. Së pari takova Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë, pastaj në Podgoricë u prita nga Xhukanoviq, presidenti i Malit të Zi, dhe në fund bisedova në Shkup me Zoran Zaevin, kryeministrin e Maqedonisë” . Kjo vërteton edhe njëherë që Zoran Zaev ka qenë i informuar edhe nda dora e parë, në këtë rast nga presidenti i Kosovës”, tha Selimi.

Ai tha se përgjimet e publikuara dje, duhet të na shqetësojnë të gjithëve.

“Janë dhjetëra veprime të Thaçit në dëm të Kosovës, por ato që i dëgjuam nga kryeministri maqedonas duhet të na shqetësojnë të gjithëve”, tha Selimi.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ra pre e një loje përgjimi, ku dy komedian rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Gjatë bisedës kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se presidenti Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve, e ata mbështeten nga Turqia dhe Rusia, që po ashtu kanë të tjerë interesa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit