Serbi, 27 raste të reja me koronavirus, gjithsej 249

Mos i humb

Në Serbi, deri në orën 15:00 janë regjistruar edhe 27 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i pacientëve është rritur në gjithsej 249.

Nga raporti i fundit dje në ora 18:00 deri sot në ora 15:00 pasdite janë testuar mostra të 61 personave, 27 prej të cilëve janë pozitivë dhe 34 negativë ndaj koronavirusit të ri.

Nga 27 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, 19 prej tyre janë shtruar në spital, me një gjendje të qëndrueshme të përgjithshme, ndërsa tetë kanë simptoma të lehta dhe janë në shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit