Seri vjedhjesh në Tiranë, biçikleta, pajisje pune e elektroshtëpiake, arrestohen disa autorë

Mos i humb

Në këtë fund korriku Policia ka goditur edhe autorët e disa vjedhjeve në Tiranë. 42-vjeçari A.K, ka tentuar të vjedhë biçikletën e një person teksa rezulton se më parë ka vjedhur edhe 5 biçikleta të tjera dhe një motomjet.

Po ashtu dy autorë të tjerë  R. V., 24 vjeç dhe  E. V., u ndaluan pasi kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Po ashtu rezulton se kanë vjedhur edhe një biçikletë.

 

Ditën e djeshme dy vjedhje të tjera kanë ndodhur në Marikaj dhe Vaqarr ne një firmë dhe karburant, por autorët janë larguar dhe në kërkim janë 3 persona.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi biçikletën e shtetasit N. I. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 5 vjedhjeve biçikletash dhe të 1 motomjeti.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit D. K., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. A., 22 vjeç, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve R. V., 24 vjeç dhe  E. V., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Gjithashtu, me datë 16.07.2021, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. U.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

 

  • Më datë 27.07.2021, gjatë natës, në fshatin Marikaj, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash dhe një paisje pune në firmën në pronësi të shtetasit B. A., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 27.07.2021, në Vaqarr, dy persona  ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin xhiron ditore të punonjësit të një karburanti, por pas rezistencës së hasur nga ky i fundit, janë larguar pa marrë asgjë.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit