Sërish shifra të larta, 6 të vdekur dhe 275 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Petulla të Buta, të Pjekura në Furrë – Receta e Veçantë me Shije Speciale

I keni provuar ndonjëherë petullat e pjekura? Këto ëmbëlsira janë më të lehta dhe të shëndetshme pasi nuk skuqen...

Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden...

Ministria e Shëndetësisë merr vendim për shkollat: I propozohet Ministrisë së Arsimit që nga 1 dhjetori …

Nisur nga numrat në rritje të të infektuarëve me Covid19, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot të tjera masa me qëllim minimizimin e...

Sërish shifra të larta të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përgjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 275 raste të reja me COVID-19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën një 61-vjeçar nga Korça, një 67-vjeçar nga Pogradeci, një 69-vjeçar nga Lezha, një 71-vjeçar nga Vlorë, nga Fieri një 73-vjeçar si dhe një 74-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 114 qytetarë.

NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422

Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Numri në rritje i rasteve të reja me COVID-19, Turqia aplikon masat më rigoroze që nga fillimi i pandemisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar mbrëmë vënien e masave më rigoroze që nga fillimi i pandemisë, për shkak të numrit...

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, të dënuar më parë në Itali

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra. Arlind Spahija dhe...

Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Edhe nëse është bërë i rremë nuk përbën vepër penale

Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin...

Ndërroi jetë Hajrullah ef. Hoxha

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftojmë opinionin e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81...

Vret pronarin e hotelit ku punonte për borxhin 200 euro, si u zbulua shqiptari nga policia greke

Policia greke zbulon vrasjen e një pronari hoteli në Santorini, siç raportojnë mendiat vendase. Trupi i 69-vjeçarit grek Nikos...